Sirea film prej vitit 2003
Sirea Film është:
Një shkollë artistike.
Një Qendër Argëtimi.
Një agjensi talentesh.
Programet kanë literaturë internacionale dhe programe nga shkolla botërore.
Fëmijët gjejnë kurse semestrale, një vjeçare, duke hyrë nga njëra studio tek tjetra.
Për ju që provoni për herë të parë, Sirea Film ju ofron dhe kurse-test në një fundjavë.
Ejani provoni veten – Nëse fati nuk ju troket, në Sirea Film së bashku ndërtojmë një Derë.
7 Arsye pse ndiqet ky program:
1. Studentët përmirësojnë gjuhën e folur, aftësite publike të komunikimit.
2. Edukohet strategjia e dëgjimit dhe ligji i pranimit.
3. Prezantimi i shumë fabulave, temave, mbjell një Vetëdije Sociale.
4. Studenti edukon Inteligjencën Emocionale në një ambient të sigurtë.
5. Qënia së bashku, shkëmbimi i ideve, historive, ushqen miqësi të gjatë.
6. Program me referencë nga shkolla amerikane dhe angleze.
7. Sirea Film certifikohet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Një konfidencë Miq!
U desh të udhëtoja vite, të studioja përtej oqeanit dhe atje të zbuloja se Shqipëria është
një vend ku prodhohen lehtësisht talente.
Sepse jetojmë në një vend ku dielli dhe shiu luajnë bashkë, ku i ftohti ngrohet në cast,
ku deti dhe malet janë pranë.
Jemi shteti më i lashtë Europian me moshën më të re. Çdo mëngjes një sfidë e re, çdo qytetar
një rol të ri. A nuk është Arti shumë klima bashkë? Thellësi dhe lartësi? Sot dhe Përjetësi?
Në gjithë botën fëmijët lindin multitalente. Sekreti i “Sirea Film”?…
të bashkojë çdo ëndërrimtar 4 deri 18 vjeç me artin që bën çdo bashkëmoshatar në botë.
Trajnimi të jetë një shkolle paralele me mësimet e përditshme. Pedagoget tanë kanë dy talente:
Njërëz të mirë, profesionistë të zotë. Ambicja jonë e madhe është të demostrojmë
kudo se “Shqipëria është Shtet i Fëmijëve”.
“Sirea Film” është një copëz Atdhe i Artit.
Aty Gjenerata e neserme krijon ARTDHEUN e vet.

Leonard Bombaj














