Këngë 2018-02-28T18:04:47+00:00

Kursi I Këngës brenda Paketës 3T (Aktrim – Këngë – Dance) 3-6 vjeç

  • Kënga (ritmi, melodia)
  • Lojra Këngësh
  • Këngë të kërcyera
  • Dëgjimi / Vokali
  • Zëri i ulët/lartë. Shpejt/ngadalë
  • Këngë Folk/Këngë Disney

Kursi I Këngës Brenda Paketës 3T (Aktrim-Këngë-Dance) 7-13 vjeç.

  • Kënga (ritmi melodia)
  • Shkallët muzikore
  • Vokali / Frymëmarrja / Diksioni
  • Instrumentat
  • Këngë Shqip / Disney / Broadway
  • Krijimi muzikor

Vargje nga Klea Huta 13 vjec:

Kte nate kur gjithe bota po fle,
Une po shkruaj tekstin tim.
Per nje vajze adoleshente
Qe ka endrra pambarim.
Refr:
Sa dua, sa dua vargje te krijoj,
Sa dua, sa dua jetes ti kendoj,
Sa dua, sa dua loja te filloj,
Sa dua, sa dua yllit ti ngjasoj,
Te ndertoj nje Perjetsi….

Vargje dhe Muzike nga Matil Zenkollari 15 vjec:

Si do shkoj tani kjo histori?
Fillloi si perralle u be melodi
as titull as fund jo nuk do te kete
Kjo enderr e keqe kjo ndjene e shkrete.
Erresiren kam frike por dita do te vije
Do takohemi bashke si ne femijeri
Ndonese erresire kam perreth
Ne shpirt nje diell po me djeg.

Kursi I Këngës si disiplinë e vecantë.

  • Mesim individual, 45 min/për student

Përfitimi:

Kënga kultivon tek fëmijët një Aftësi të Foluri publik dhe pasurim fjalori. Te kënduarit, të dëgjuarit, ndërtojne një Estetikë muzikore. Literatura nxit Aftësinë e zgjidhjes së problemeve, aftësine memorizuese, arsyetuese. Fëmijët nëpërmjet tingujve mësojnë të përfytyrojnë, të imagjinojnë. Ata guxojnë të krijojnë këngët e tyre.

Dy ose tre herë gjatë kursit prindërit, të afërmit janë të ftuar të shikojnë provat..

Rreth Programit për grupmoshat 3-6 vjeç dhe 7-13 vjeç:.

Kënga është aktivitet fizik që pasuron shpirtin.

Melodia – zbulon emocionet. RITMI – forcon  vëmendjen.

Intonacioni – mpreh dëgjimin. Frymëmarrja – kordat vokale, mushkëritë.

Fëmijët do të kenë nëpër duar instrumenta fëmijësh si Tambur, shakers, etj.

Në formë loje ata bëjnë në piano  shkallë muzikore.

Do të marrin mikrofon në duart e tyre, do mësohen me fuqinë e zërit në altoparlant.

Fëmijet nxiten nepermjet librave me figura te improvizojne muziken e tyre.

Fëmijët do të ngrohin kordat vokale, formën e gojës në të kënduar, diksioni, tonaliteti I ngrohtë, të kënduarit kundër të bërtiturit.

Fëmijët do të shëtisin nëpërmjet këngës që nga muzika folk shqiptare, deri tek lojrat muzikore botërore. Që nga Qingji I vogël, deri tek “Johnny works with one hammer”,  nga këngët e Simboleve kombëtare deri tek Disney.  Këngë të kërcyera, këngë lojra, ninulla, këngë rrethore.