Kursi I Këngës brenda Paketës 3T (Aktrim – Këngë – Dance) 3-6 vjeç
- Kënga (ritmi, melodia)
- Lojra Këngësh
- Këngë të kërcyera
- Dëgjimi / Vokali
- Zëri i ulët/lartë. Shpejt/ngadalë
- Këngë Folk/Këngë Disney
Kursi I Këngës Brenda Paketës 3T (Aktrim-Këngë-Dance) 7-13 vjeç.
- Kënga (ritmi melodia)
- Shkallët muzikore
- Vokali / Frymëmarrja / Diksioni
- Instrumentat
- Këngë Shqip / Disney / Broadway
- Krijimi muzikor
Vargje nga Klea Huta 13 vjec:
Vargje dhe Muzike nga Matil Zenkollari 15 vjec:
Kursi I Këngës si disiplinë e vecantë.
- Mesim individual, 45 min/për student
Përfitimi:
Kënga kultivon tek fëmijët një Aftësi të Foluri publik dhe pasurim fjalori. Te kënduarit, të dëgjuarit, ndërtojne një Estetikë muzikore. Literatura nxit Aftësinë e zgjidhjes së problemeve, aftësine memorizuese, arsyetuese. Fëmijët nëpërmjet tingujve mësojnë të përfytyrojnë, të imagjinojnë. Ata guxojnë të krijojnë këngët e tyre.
Dy ose tre herë gjatë kursit prindërit, të afërmit janë të ftuar të shikojnë provat..
Rreth Programit për grupmoshat 3-6 vjeç dhe 7-13 vjeç:.
Kënga është aktivitet fizik që pasuron shpirtin.
Melodia – zbulon emocionet. RITMI – forcon vëmendjen.
Intonacioni – mpreh dëgjimin. Frymëmarrja – kordat vokale, mushkëritë.
Fëmijët do të kenë nëpër duar instrumenta fëmijësh si Tambur, shakers, etj.
Në formë loje ata bëjnë në piano shkallë muzikore.
Do të marrin mikrofon në duart e tyre, do mësohen me fuqinë e zërit në altoparlant.
Fëmijet nxiten nepermjet librave me figura te improvizojne muziken e tyre.
Fëmijët do të ngrohin kordat vokale, formën e gojës në të kënduar, diksioni, tonaliteti I ngrohtë, të kënduarit kundër të bërtiturit.
Fëmijët do të shëtisin nëpërmjet këngës që nga muzika folk shqiptare, deri tek lojrat muzikore botërore. Që nga Qingji I vogël, deri tek “Johnny works with one hammer”, nga këngët e Simboleve kombëtare deri tek Disney. Këngë të kërcyera, këngë lojra, ninulla, këngë rrethore.

